Gjiganti turk lëviz “gurët” për mesfushorin e Kombëtares

Futboll

Gjiganti turk lëviz “gurët” për mesfushorin e Kombëtares

Më: 18 qershor 2026 Në ora: 11:33
Kristjan Asllan

Kristjan Asllani mund të mbetet në Turqi dhe sërish te Besiktas. Siç raportojnë mediat turke,

“Shqiponjat e Stambollit” janë duke studiuar një mundësi të re se si ta blejnë përfundimisht mesfushorin shqiptar.

Me emërimin në stol të trajnerin Vincenzo Italiano, gjërat kanë ndryshuar për 24-vjeçarin i cili mund të përfitojë një shans të dytë nga italiani.

“Orta Çizgi” shkruan se gjiganti turk do të përpiqet të ulë pretendimet ekonomike të Interit, që zotërojnë dhe kartonin e futbollistit.

11 milionë janë shumë, ndaj dhe palët do të intensifikojnë bisedimet për ta përfituar Asllanin për një shumë më të favorshme.

Mesfushori i Kombëtares u paraqit këtë sezon që sapo lamë pas në 17 ndeshje, duke kontribuar me 2 gola dhe 2 asiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat