Selektori i SHBA-ve: Jam shumë i lumtur për tifozët

Futboll

Selektori i SHBA-ve: Jam shumë i lumtur për tifozët

Nga: K.G. Më: 20 qershor 2026 Në ora: 01:33
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon formën perfekte në Kampionatin Botëror, duke regjistruar dy fitore nga dy ndeshje dhe duke siguruar kalimin në fazën tjetër të turneut.

Në ndeshjen e dytë, amerikanët mposhtën Australinë me rezultat 2:0, duke konfirmuar statusin e një prej skuadrave më të forta të kompeticionit.

Trajneri i SHBA-së, Mauricio Pochettino, pas ndeshjes theksoi rëndësinë e grupit të plotë për objektivat e mëdha të ekipit.

“Pas shortit në dhjetor mendoja se do të ishte një ndeshje e vështirë. Jam shumë i lumtur për tifozët. Pulshiq nuk mundi të luajë, por nëse duam ta fitojmë këtë garë, na duhet i gjithë ekipi”, deklaroi Pochettino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat