Bernard Berisha largohet nga Dinamo

Futboll

Bernard Berisha largohet nga Dinamo

Më: 22 qershor 2026 Në ora: 15:54
Bernard Berisha

Futbollisti shqiptar, Bernard Berisha, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Shqiprisë Dinamo City

Lajmi është bërë i ditur nga vetë mesfushori nga Peja, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për ndërprerjen e bashkëpunimit, duke fituar statusin e lojtarit të lirë.

“Pas marrëveshjes me klubin Dinamo, nga sot jam lojtar i lirë. Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për presidentin e klubit, stafin, bashkëlojtarët dhe të gjithë tifozët e Dinamos për mbështetjen dhe respektin gjatë kësaj periudhe.

Ishte një nder të isha pjesë e këtij klubi dhe ju jam falënderues për çdo moment të përbashkët”, ka shkruar Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat