Trajneri i Hajdukut befason për lojtarin nga Kosova

Futboll

Trajneri i Hajdukut befason për lojtarin nga Kosova

Nga: K.Goca Më: 24 qershor 2026 Në ora: 16:18
Gonzalo Garcia

Futbollistët e Hajdukut nga Spliti kanë shënuar fitore bindëse me rezultat 4:0 ndaj Shkëndija nga Tetova, në ndeshjen e parë përgatitore në Slloveni.

Për ekipin nga Spliti realizuan Marko Livaja, Rokas Pukshtas dhe Michele Shego, i cili ishte autor i dy golave.

Trajneri i Hajdukut, Gonzalo Garcia, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, duke vlerësuar se kundërshtari ishte cilësor.

“Është gjithmonë bukur të fitosh.

Luajtëm kundër një kundërshtari të mirë, që sezonin e kaluar kaloi grupin e Conference League. I mposhtëm 4:0, ndonëse në disa momente patëm vështirësi.

Ata nuk krijuan asnjë rast të madh.

Na duhet më shumë forcë fizike. Pjesa e parë ishte e mirë, bëmë presion mirë dhe krijuam aksione të mira”, ka thënë Garcia.

Ai ka veçuar edhe Etnik Brrutin, duke theksuar se është futbollist i fuqishëm dhe me cilësi, por që duhet të përshtatet me mënyrën e lojës së Hajdukut.

“Brruti është shumë i mirë, është i fuqishëm dhe ka cilësi. Ai duhet të mësojë disa gjëra rreth mënyrës sonë të të luajturit.

Ai ka fituar shumë duele, të cilat na mungojnë.

Ai është i fortë dhe ka hapësirë për t'u zhvilluar", tha trajneri i Hajdukut, Garcia, transmeton media kroate “Index”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat