Grimaldo drejt Atletico Madridit

Futboll

Grimaldo drejt Atletico Madridit

Më: 24 qershor 2026 Në ora: 19:19
Alejandro Grimaldo

Alejandro Grimaldo është shumë pranë transferimit te Atletico Madridi.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, tashmë ekziston një marrëveshje verbale mes të gjitha palëve të përfshira.

Bayer Leverkuseni ka pranuar ofertën përfundimtare të klubit spanjoll, e cila kap vlerën mbi 20 milionë euro, përfshirë bonuset, shkruan Indeksonline

Mbrojtësi spanjoll pritet të bëhet përforcimi i radhës i skuadrës së Diego Simeones, ndërsa zyrtarizimi i transferimit pritet të ndodhë së shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat