Gazmend Haliti: ‘Bota Sot’ - një burim i rëndësishëm i informimit të drejtë, të besueshëm dhe në kohë 

Futboll

Gazmend Haliti: ‘Bota Sot’ - një burim i rëndësishëm i informimit të drejtë, të besueshëm dhe në kohë 

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 14:22
Gazmend Haliti

Ish futbollisti i mirënjohur, Gazmend Haliti, ka përgëzuar gazetën kombëtare “Bota sot” për 31 vjetorin e themelimit.

Trajneri i dëshmuar tha se “Bota sot” po luan rol të madh në pasqyrimin e ngjarjeve të futbollit dhe sportit në përgjithësi.

“Urime gazetës ‘Bota Sot’ për 31-vjetorin e themelimit!

Për 31 vite me radhë, ‘Bota Sot’ ka qenë një burim i rëndësishëm i informimit të drejtë, të besueshëm dhe në kohë, duke kontribuar në zhvillimin e gazetarisë profesionale dhe informimin e opinionit publik.

Mirënjohje e veçantë për gazetarin e sportit Kemajl Milaim Goca, i cili e njeh në mënyrë të shkëlqyer sportin vendor ndër vite dhe nuk e harron kurrë kontributin, sukseset dhe historinë e sportistëve tanë. Me profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij, ai vazhdon të jetë një nga zërat më të respektuar të gazetarisë sportive.

Urime 31-vjetori! Ju dëshirojmë edhe shumë vite suksese, integritet dhe informim të saktë në shërbim të lexuesve”, ka uruar Haliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat