Inter gjen mbrojtësin e djathtë në Madrid

Futboll

Inter gjen mbrojtësin e djathtë në Madrid

Më: 28 qershor 2026 Në ora: 13:10
Interi

Inter i është shtuar listës së ekipeve të tjera të Serie A, si Napoli dhe Juventus, që interesohen për mbrojtësin e djathtë të Atletico Madridit, Nahuel Molina.

28-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “Colchoneros”, ndaj largimi i tij këtë verë është shumë i mundshëm.

Megjithatë, Atletico nuk ka ndërmend të heq dorë lehtësisht prej tij.

Klubi madrilen ka vendosur shifrën 30 milionë euro si kusht për të lënë të lirë mbrojtësin e djathtë argjentinas.

Ndërkohë që vlera e tij në Transfermarkt është jo më shumë se 15 milionë euro.

Nuk është hera e parë që Inter ka shprehur interes për mbrojtësin argjentinas, por këtë ehrë situata është më ndryshe. Zikaltrit duhet të bëjnë me patjetër një përforcim në krahun e djathtë të mbrojtjes, pas largimit të Denzel Dumfries.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat