Meti Useini vazhdon me Lirinë

Futboll

Meti Useini vazhdon me Lirinë

Nga: K.G. Më: 28 qershor 2026 Në ora: 14:18
Meti Useini

Futbollisti Meti Useini i mbetet besnik klubit me renome Lirisë së Prizrenit.

Lajmi bëhet i ditur në faqen e klubit prizrenas.

“Meti Useini vazhdon!

Paraqitjet e tij, profesionalizmi dhe përkushtimi i treguar me fanellën bardhezi kanë bërë që vazhdimi i bashkëpunimit të jetë një hap i natyrshëm për të dyja palët.

Jemi të bindur se përvoja, karakteri dhe cilësitë e Metit do të jenë sërish një vlerë e madhe për ekipin në sezonin e ri!”, thuhet në njoftimin e Lirisë..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat