Dervishaj largohet nga Vëllaznimi

Futboll

Dervishaj largohet nga Vëllaznimi

Nga: K.G. Më: 5 korrik 2026 Në ora: 16:10
Besfort Derviahaj

Besfort Derviahaj largohet nga klubi i futbollit Vëllaznimi nga Gjakova. Dervishaj, për tre vite ka qenë pjesë e klubit me traditë.

“Faleminderit, Gjakovë!

Sot mbyllet një kapitull shumë i rëndësishëm për mua.

Pas 3 viteve të paharrueshme me KF Vëllaznimi, dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi.

Faleminderit drejtuesve të klubit, stafit, trajnerëve, bashkëlojtarëve dhe çdo personi që kontribuoi në këtë periudhë. Ishte nder dhe privilegj të mbaja ngjyrat e këtij klubi me traditë.

Një falënderim i veçantë shkon për tifozët Kuqezinjtë e Gjakovës. Mbështetja, besimi dhe pasioni juaj në çdo ndeshje kanë qenë një motivim i jashtëzakonshëm. Ju do të keni gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time.

Ju uroj nga zemra shumë suksese në të ardhmen. Nuk është lamtumirë por vetë mirë u pafshim. Faleminderit për gjithçka!”, ka shkruar Dervishaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat