Memeti vazhdon karrierën në Kosovë

Futboll

Memeti vazhdon karrierën në Kosovë

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 16:18
Memeti

Një tjetër futbollist shqiptar nga Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e futbollit të Kosovës. Mesfushori 21-vjeçar, Resul Memeti, është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Trepçës ’89.

Klubi nga Mitrovica e prezantoi Memetin përmes kanaleve zyrtare, duke e cilësuar si një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri.

Futbollisti vjen nga Bashkimi 1947 i Kumanovës, ku ishte pjesë e elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut.

I njohur për energjinë, disiplinën taktike dhe angazhimin në mesfushë, Memeti pritet të jetë një alternativë e vlefshme për Trepçën ’89 në objektivat e klubit për edicionin e ardhshëm.

Ky transferim shënon një kapitull të ri në karrierën e 21-vjeçarit, i cili tashmë do të ketë mundësinë të dëshmojë potencialin e tij në futbollin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat