Sfida e radhës në Bullgari, ekipi i Superiores mposhtet sërish falë një goli

Futboll

Sfida e radhës në Bullgari, ekipi i Superiores mposhtet sërish falë një goli

Më: 23 korrik 2026 Në ora: 22:30
Vora

Vora është mposhtur nga Metalul Buzau.

Skuadra rumune fitoi falë një goli të vetëm në miqësore.

Kujtojmë se Vora ndodhet në Bansko të Bullgarisë për fazën përgatitore.

Ky takim ishte edhe miqësorja e dytë.

Sfida e parë u humb përballë Hapoel Haifa. Kundër ekipit izraelit u regjistrua rezultatin 2 me 0.

“Përfundon miqësorja e dytë e zhvilluar në Bansko, Bullgari. Takimi ndaj Metalul Buzău u mbyll me rezultatin 1–0 në favor të skuadrës rumune”, shkruan Vora pas sfidës së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat