KFF Mitrovica sonte përballet me Ludogoretsin në fazën kualifikuese të Champions League

Futboll

KFF Mitrovica sonte përballet me Ludogoretsin në fazën kualifikuese të Champions League

Më: 25 korrik 2026 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

KFF Mitrovica do të zhvillojë sonte ndeshjen finale të raundit të parë kualifikues të Champions League në katogrinë e femrave, ku do të përballet me kampionen bullgare, PFC Ludogorets.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.

Klubi ka bërë të ditur se hyrja do të jetë falas, duke ftuar dashamirët e futbollit që të mbështesin kampionet e Kosovës në këtë sfidë të rëndësishme evropiane.

Një fitore do ta afronte KFF Mitrovicën një hap më pranë fazës së ardhshme të garës më prestigjioze për klube në futbollin e femrave në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat