Klopp: Dua ta kthej Gjermaninë në majën e futbollit

Futboll

Klopp: Dua ta kthej Gjermaninë në majën e futbollit

Më: 25 korrik 2026 Në ora: 17:45
Jurgen Klopp

Trajneri i ri Gjermanisë, Jurgen Klopp, ka thënë që dëshiron të ndryshojë strukturën e kombëtares.

Ai shprehu ngazëllimin  që t’i përvishet kësaj sfide dhe ta kthejë kampionin e katërfishtë botëror në majën e futbollit.

“Dua të përfshihem shumë në strukturat e federatës.

Sot të gjithë janë të lumtur, por nuk jam i sigurt se kështu do të jetë çdo ditë. Unë dua të përmirësoj gjithçka”, ka thënë Kloppi.

“Dua ta paraqes Gjermaninë në një dritë pozitive, në mënyrë që me kalimin e kohës të rikthehemi në majën e futbollit”.

“Mezi po e pres këtë sfidë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat