Ekipi i madh anglez futet në garë për Marcus Rashford

Futboll

Ekipi i madh anglez futet në garë për Marcus Rashford

Më: 30 korrik 2026 Në ora: 16:43
Rashford

Tottenham Hotspur është shfaqur si një pretendent surprizë për transferimin e sulmuesit të Manchester United, Marcus Rashford, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimit të talkSPORT, drejtuesit e Spurs e kanë shtuar reprezentuesin anglez në listën e objektivave për repartin ofensiv, pasi dështuan të siguronin shërbimet e Crysencio Summerville.

Rashford pritet të largohet nga Manchester United këtë verë, pas një periudhe të vështirë në “Old Trafford”, ndërsa Tottenham tashmë konsiderohet si një destinacion i mundshëm për 28-vjeçarin.

Mbetet të shihet nëse klubi londinez do të paraqesë një ofertë zyrtare në ditët në vijim, teksa e ardhmja e Rashford vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos verore.

Aktakuzë ndaj 6 personave, Prokuroria: Kishin plan për vrasje të një personi e sulme me armë zjarri ndaj bizneseve të ti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat