Mbrojtësi i Kombëtares nuk pyet për miqësore

Futboll

Mbrojtësi i Kombëtares nuk pyet për miqësore

Më: 2 gusht 2026 Në ora: 15:57
Momenti nga goli në miqësore

AEK-u i Athinës është duke fituar momentalisht miqësoren përballë St Truiden me rezultatin e pastër 3-0.

Në këtë “test” për skuadrën greke që vlen në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri në Superligë, është bërë protagonist mbrojtësi i Kombëtares,

Stavro Pilo i cili i shënoi dy gola, respektivisht në minutën e 7-të dhe tjetrin në të minutën 18-tën.

Një moment shumë i mirë për lojtarin shqiptar i cili i ka marrë seriozisht këto përgatitje, kur kujtojmë se Shqipëria do të rikthehet në fushë në shtator për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat