Hoxha 61 minuta, Dinamo deklason lituanët

Futboll

Hoxha 61 minuta, Dinamo deklason lituanët

Nga: K.G. Më: 4 gusht 2026 Në ora: 22:07
Dinamo

Dinamo e Zagrebit fitoi ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Champions League ndaj Kauno Zhalgiris me rezultat bindës 5:0.

Skuadra dinamovite dominoi nga fillimi deri në fund dhe shënoi me Miha Zajc, Scott McKenna, Mateo Lisica, Luka Stojkoviq dhe Lukas Kačavenda.

Golashënuesit: Miha Zajc (32'), Scott McKenna (33’), Mateo Lisica (51’), Luka Stojkoviq (76') dhe Lukas Kaçavenda (90+4’).
Arbër Hoxha u paraqit titullar për Dinamon, ndërsa u zëvendësua në minutën e 61-të.  

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Kaunas, duke filluar nga ora 19:00. Me epërsinë prej 5:0, Dinamo është shumë pranë kualifikimit.

Nëse kualifikohet, Dinamo do të përballet me Vikingun e Norvegjisë. Në rast të një eliminimi të papritur, do të luajë në play-off-in e Europa League kundër fituesit të përballjes Hradec Kralove – Beşiktaş.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat