​Arsenali monitoron situatën e Romeros

Futboll

​Arsenali monitoron situatën e Romeros

Më: 7 gusht 2026 Në ora: 10:42
Cristian Romero

Arsenali është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të kapitenit të Tottenham Hotspur, Cristian Romero, raportojnë mediat britanike.

Sipas The Athletic, “Topçinjtë” po monitorojnë situatën e mbrojtësit argjentinas, teksa synojnë të përforcojnë repartin defensiv para fillimit të sezonit të ri.

E ardhmja e 28-vjeçarit te Tottenhami ka qenë subjekt spekulimesh gjatë kësaj vere, me Interin dhe Atletico Madridin që raportohet se kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.

Megjithatë, sipas të njëjtit burim, edhe Arsenali ka hyrë në garë për Romeron, ndonëse Tottenhami nuk pritet të shqyrtojë shitjen e kapitenit të tij te rivali i drejtpërdrejtë.

Raporti thekson gjithashtu se drejtuesit e Tottenhamit aktualisht nuk janë në dijeni të ndonjë qasjeje zyrtare nga Arsenali për mbrojtësin argjentinas.

Romero është një nga lojtarët kyç të Tottenhamit dhe mban shiritin e kapitenit të skuadrës, ndërsa mbetet një nga emrat më të vlerësuar në repartin defensiv të Premier Ligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat