Në Argjentinë janë të sigurt

Futboll

Në Argjentinë janë të sigurt

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 14:54
Leandro Paredes

Ka një lajm interesant që vjen nga Argjentina në lidhje me merkaton e orëve të fundit te Milani.

Sipas asaj që bën me dije “ESPN”, klubi kuqezi ka lëvizur në mënyrë konkrete për të rikthyer në Itali Leandro Paredes.

Mesfushori argjentinas për momentin është pjesë e Boca Juniors, ndërsa Milani e ka marrë shumë seriozisht lëvizjen e tij drejt Serie A. Madje, ka edhe një ofertë të parë për Paredes nga drejtuesit kuqezi.

Në Argjentinë janë të sigurt për këtë fakt, edhe pse duket e vështirë që Milani të interesohet për një futbollist 32-vjeçar.

Për më tepër, trajneri Amorim ka një numër të lartë lojtarësh në mesfushë. Në çdo rast, para se të bëjë ndodnjë blerje, klubi italian më parë duhet të bëjë ndonjë shitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat