Vllaznia “godet” me transferimin në sulm

Futboll

Vllaznia “godet” me transferimin në sulm

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 11:47
Vllaznia

Mamadou Tounkara është transferimi më i ri i Vllaznisë.

Klubi shkodran ka zyrtarizuar sulmuesin.

Lojtari në fjalë pritet të jetë “armë” shtesë në repartin ofensiv.

“Mirë se vjen, Mamadou Tounkara! Forcë, energji dhe ambicie të reja për repartin sulmues të Vllaznisë.

Tounkara vishet kuqeblu dhe është gati për sfidën e re! Suksese me fanelën e Vllaznisë”, postimi i klubit shkodran.

Ekipi i drejtuar nga Edi Martini do e nis sezonin në kampion kundër Skënderbeut, stadiumi “Loro Boriçi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat