Dean Huijsen po hyn në sezonin e dytë me Real Madridin me një objektiv të qartë, të konsolidohet si një nga qendërmbrojtësit kryesorë të skuadrës.
21-vjeçari pritet të jetë titullar ndaj Deportivo La Corunas në ndeshjen e Trofeut Teresa Herrera, pasi tashmë është rikuperuar nga dëmtimi i lehtë që e la jashtë udhëtimit të skuadrës në Austri.
Sezoni i parë i Huijsenit në Madrid pati momente të shkëlqyera, por edhe periudha të vështira. Pas një fillimi mbresëlënës në Kupën e Botës për Klube dhe në javët e para të La Ligës, paraqitjet e tij nisën të luhateshin dhe ai humbi statusin e titullarit të padiskutueshëm.
Megjithatë, mbrojtësi spanjoll reagoi në fund të sezonit dhe tani synon ta vazhdojë këtë formë edhe në sezonin e ri.