FFK: Drita i sjell nder futbollit të Kosovës në arenën evropiane 

Futboll

FFK: Drita i sjell nder futbollit të Kosovës në arenën evropiane 

Më: 13 gusht 2026 Në ora: 22:48
{Pamje nga ndeshja

Kampionia e Kosovës, FC Drita, ka siguruar me plot meritë kalimin në “play-off”-in e UEFA Conference League, pas fitores së thellë 5:0 ndaj skuadrës nga San Marino, Tre Fiori, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas fitores 4:1 në ndeshjen e parë, gjilanasit konfirmuan edhe në ndeshjen e kthimit forcën dhe cilësinë e tyre ndaj rivalit, duke triumfuar bindshëm 5:0 dhe duke siguruar vendin në fazën e "play-off"-it të kësaj gare.

““Urime FC Drita për kualifikimin në “play-off” të UEFA Conference League! 

Drita zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 3:0, ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe dy herë të tjera për të vulosur fitoren më bindëse në garat evropiane.

Përgëzime futbollistëve, stafit teknik, drejtuesve të klubit dhe tifozëve “Intelektualët” për këtë sukses të rëndësishëm, që i sjell nder futbollit të Kosovës në arenën evropiane.

FC Dritës i urojmë shumë suksese në “play-off” ndaj Inter d’Escaldes dhe një tjetër përfaqësim dinjitoz të futbollit të Kosovës!”, thuhet nga FFK/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat