Besir Iseni shënon në debutimin e tij për Livingstonin

Futboll

Besir Iseni shënon në debutimin e tij për Livingstonin

Nga: K. G. Më: 14 gusht 2026 Në ora: 13:44
Besir Iseni

Mbrojtësi shqiptar Besir Iseni e ka nisur në mënyrë të shkëlqyeshme aventurën e tij te skuadra skoceze Livingston.

Që në ndeshjen e tij të parë për klubin e ri, Iseni shënoi gol në fitoren 2:0 të Livingstonit në ndeshjen miqësore kundër St. Johnstone.
Iseni ishte autor i golit të parë për skuadrën e tij, për epërsinë 1:0.

26-vjeçari Iseni luan në pozitën e mbrojtësit të majtë qendror.

Ndërsa gjatë karrierës së tij më parë ka mbrojtur ngjyrat e Struga TL, Tiranës, Dukagjinit dhe klubeve të tjera, para se të transferohej në Skoci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat