Reagon edhe vetë portieri

Futboll

Reagon edhe vetë portieri

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 13:31
Gentian Selmani

Klubi i Teutës njoftoi ditën e djeshme se Gentian Selmani nuk do të ishte më pjesë e tyre. Ndërsa sot, është vetë portieri 28-vjeçar që ka reaguar në rrjetet sociale, duke falënderuar klubin, presidentin si dhe stafin teknik të skuadrës.

“Faleminderit KF Teuta për këtë periudhë, presidencës, së klubit për korrektësinë, stafet e trajnerëve me të cilët kam punuar gjatë kohës time në klub, të gjithë punëtorëve të klubit si dhe të gjithë bashkëlojtarëve për çdo moment të ndarë së bashku.

Gjithashtu një falënderim i përzemërt për tifozërinë “Djemtë e Detit”.

Mirënjohje për kolegët portiera dhe në veçanti trajnerin e portierëve, Bledian Rizvani, për gjithë punën, përzemërsinë dhe sakrificën. Ishte kënaqësi dhe ju uroj suksese”, shkruan Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat