Juventusi rikthen interesim për Sorloth

Futboll

Juventusi rikthen interesim për Sorloth

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 19:09
Sorloth

Juventusi rikthehet fuqishëm te Alexander Sorloth.

Sipas Gazzetta dello Sport, pas paraqitjeve jo bindëse të Kolo Muanit, norvegjezi i Atletico Madridit është rikthyer në krye të listës së dëshirave të Luciano Spallettit.

Strategjia e bardhezinjve lidhet me Nico Gonzalez. Argjentinasi dëshiron të rikthehet te Atletico dhe Juventusi shpreson ta përdorë atë në një marrëveshje shkëmbimi, për të ulur kërkesat e klubit madrilen dhe për të siguruar transferimin e Sorloth.

Norvegjezi shihet si profili ideal për sulmin e Spallettit, pasi në tri sezonet e fundit ka shënuar rregullisht të paktën 20 gola në sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat