Dy mungesa me peshë për Deden, Jago dhe Haime jashtë liste

Futboll

Dy mungesa me peshë për Deden, Jago dhe Haime jashtë liste

Më: 26 gusht 2026 Në ora: 11:42
Lista

Kampionët në fuqi të Shqipërisë luajnë te enjten ndeshjen e kthimit të Play-Off-it të Europa League kundër Lillestrom.

Ndeshja luhet në Norvegji, duke nisur nga ora 19:00 dhe transmetohet në RTSH.

Egnatia synon kualifikimin dhe luan shanset e saj. Gjithçka është e hapur pas barazimit 0-0 një javë më parë në Rrogozhinë. Trajneri Nevil Dede do të ketë dy mungesa të rëndësishme për këtë sfidë, dy lojtarët e krahut Haime dhe Jago.

Që të dy këta lojtarë nuk janë pjesë e listës zyrtare të Egnatias për ndeshjen e nesërme. Mungesa e tyre ka të bëjë me problemet fizike që Haime dhe Jago kanë pasur.

Për krahun e djathtë alternativa e parë është Smajli, kurse për të majtin Ndreca, por mund të luajë edhe Alijev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat