Dinamo e Zagrebit është eliminuar nga garat e Champions League, por do të vazhdojë në fazën grupore të Europa League në futboll.
Viking e ka mposhtur Dinamon me rezultat 3:1 në ndeshjen e kthimit.
Në minutën e 10-të, Dinamo kaloi në epërsi në Stavanger.
Stojkoviq depërtoi në zonën e rreptësisë nga krahu i djathtë, pas një pasimi të Lisicës.
Ai harkoi topin në zonën e pesëmetërshit, ku Arbër Hoxha shënoi me kokë për epërsinë e Dinamos.
Hoxha u zëvendësua në minutën e 67-të.
Në minutën e 18-të, Tripiç barazoi rezultatin. Skuadra e Viking nga Norvegjia fitoren e siguroi me golat e futbollistëve Austbos në minutën e 48-të e Moi në atë të 51-tin.
Duhet theksuar se sfida e parë në Zagreb kishte përfunduar baras (2:2) dhe Viking është kualifikuar në fazën grupore Champions League..