Anis Mehmeti është përfshirë në listën me 25 lojtarë, që Ipsuiç ka dorëzuar në Premier Ligë. Ky është lajmi i parë i mirë, duke marrë parasysh se sulmuesi shqiptar deri tani ishte mbajtur në tribunë.
Mehmeti rrezikoi karrierën duke mos pranuar rikthimin në Championship. Tashmë duhet të bëjë më të mirën, për t’u rikthyer si opsion në skuadër.
25-vjeçari synon të bëjë realitet një ëndërr. Pasi luajti në kategoritë më inferiore të Anglisë, kërkon të marrë minuta në elitë.
Kujtojmë se Ipsuiç e afroi gjatë këtij viti dhe kontrata e tij përfundon në verën e 2029-ës. Mehmeti ishte një nga më të vlerësuarit në Championship.