Bashkimi përforcohet me dy lojtarë

Futboll

Bashkimi përforcohet me dy lojtarë

Nga: K.G. Më: 4 shtator 2026 Në ora: 16:41
Pamje nga prezantimi

FC Bashkimi 1947 nga Kumanova që po kalon në krizë të rezultateve në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, është përforcuar me dy lojtarë.

Në pesë ndeshjet e para ka po aq humbje Bashkimi, me goldallim 1:17 renditet në fund me 0 pikë.

“FC Bashkimi 1947 ka kënaqësinë të prezantojë dy përforcimet e fundit të ekipit, me të cilët edhe përmbyllim afatin kalimtar të verës. 

Antonio Da Silva Sanca “Rashid” – sulmues krahu dhe qendre.

Elias Ghanim – sulmues krahu.

U urojmë të dy lojtarëve mirëseardhje në familjen e Bashkimit 1947 dhe shumë suksese me fanellën tonë!”, ka njoftuar KF Bashkimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat