Java e 3-të e Kategorisë së Parë do të luhet të mërkurën më 16 shtator

Futboll

Java e 3-të e Kategorisë së Parë do të luhet të mërkurën më 16 shtator

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 17:30
Pamje nga ndeshja

Java e dytë e Kategorisë së Parë do të luhet e ndarë në 2 ditë: të premten dhe të shtunën.

Të premten në Vlorë, në orën 18:30 do të luhet ndeshja Flamurtari-Burreli, që do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Të shtunën e 12 shtatorit në orën 16:00 do të luhen 5 ndeshjet e tjera të javës së dytë. Besëlidhja do të presë Korabin në Lezhë, një sfidë që do të transmetohet në RTSH.

Iliria do të përballet me Kukësin, Sopoti do të presë në shtëpi Besën, Bylisi do të luajë në transfertë ndaj Orikut, ndërsa Pogradeci do të luajë në shtëpi kundër Kastriotit.

Java e 3-të e Kategorisë së Parë do të luhet të mërkurën më 16 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat