Feronikeli 74 i shkakton humbjen e parë kampionit

Futboll

Feronikeli 74 i shkakton humbjen e parë kampionit

Nga: K.G. Më: 9 shtator 2026 Në ora: 17:51
Pamje nga ndeshja

Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, njoftohet me humbjen e parë në elitën e futbollit të Kosovës.

Feronikeli 74 nga Drenasi ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Dritës.

Në minutën e 47-të, Avni Selmani shënoi gol të bukur. 

Selmani u lirua bukur dhe pran vijës së 16-shit, me goditje të saktë dhe përtoke shënoi në këndin e poshtëm të djathtë.

Drita renditet në vend të gjashtë me 7 pikë dhe Feronikeli 74 në të nëntin me 3 sosh.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat