Kombëtarja ka ende “gurin e fundit” për të mbajtur sulmuesin Enis Rexhepi!

Futboll

Kombëtarja ka ende “gurin e fundit” për të mbajtur sulmuesin Enis Rexhepi!

Më: 11 shtator 2026 Në ora: 14:39
Maran

Raportimet e fundit se Enis Rexhipi ndodhet në bisedime të avancuar me Kosovën për kalimin nga Shqipëria U19 te “Dardanët”, kanë befasuar jo pak.

Qëndersulmuesi po kalon formë “fenomenale” te Stuttgart U19, si në kampionatin gjerman të kësaj grupmoshe, po ashtu edhe në UEFA Youth League (Champions League për të rinj).

Pavarësisht aludimeve në media, Rexhepi është ende lojtar i Shqipërisë U19 dhe mbetet një “gurë i fundit” që Kombëtarja mund të tentojë për ta bindur, ftesa për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë përballen me Bjellorusinë (26 shtator) dhe San Marinon (29 shtator).

Nëse trajneri Rolando Maran e ndërmerr këtë hap, rreziku është i madh që Armando Broja të mbetet jashtë listës, pasi në fazën ofensive kanë diktuar nivel të lartë me gola Rey Manaj, Ernest Muçi, Taulant Seferi, Mirlind Daku, Cristian Shpendi, Jasir Asani e Myrto Uzuni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat