Arsenali fitoi 4:2 ndaj Ipswich Town në stadiumin “Portman Road”, në kuadër të Carabao Cup 2026/27.
Ekipi mysafir e tregoi dominimin që në minutat e para të takimit.
Arsenali është kualifikuar në fazën tjetër të “Carabao Cup”.
Max Dowman i dha epërsinë Arsenalit në minutën e 7-të, ndërsa Noni Madueke dyfishoi avantazhin në minutën e 16-të.
Kështu, Ipswich u detyrua të ndiqte rezultatin që në fillim të ndeshjes.
Arsenali shkoi në pushim me një avantazh të konsiderueshëm dhe pas kthimit nga dhomat e zhveshjes vazhdoi me të njëjtin ritëm.
Dowman shënoi përsëri në minutën e 47-të, këtë herë pas asistimit të Martin Zubimendit, ndërsa Mikel Merino realizoi golin e katërt në minutën e 58-të.
Ipswich arriti të reagonte përmes Anis Mehmetit (titullar), i cili shënoi në minutën e 62-të, me asistimin e Jack Clarke, por goli nuk mjaftoi për të ndryshuar rrjedhën e takimit.
Futbollisti Akpom Ch. realizoi (90+1’) për 2:4
Ipswich regjistroi 8 goditje, prej të cilave 3 në kuadrat, ndërsa Arsenali pati 12 goditje dhe 6 në kuadrat.