Seferi befason Turqinë

Futboll

Seferi befason Turqinë

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 12:38
Taulant Seferi

Shtatë ndeshje i janë dashur Taulant Seferit që të tregojë se shifra e shpenzuar nga Kayserispor-i gjatë verës për ta blerë është modeste krahasuar me kontributin që lojtari po jep.

Mediet turke kanë vlerësuar sulmuesin shqiptar për shtatë golat e shënuar deri më tani.

Kayserispor mori kryesimin në Trendyol 1. Lig (Kategoria e Dytë) pasi mundi İstanbulspor-in në fushën e vet në javën e shtatë të sezonit.

Skuadra e Atila Gerin-it ka grumbulluar 16 pikë nga 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje në 7 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Me ndeshjet e Nations League në horizont kjo formë e Seferit mund të jetë një faktor në listën e ardhshme që do të përpilojë Rolando Maran për ndeshjet e radhës të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat