Futbollisti Donat Rrudhani është lënduar dhe nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Kosovës.
“Për shkak të lëndimit të pësuar në stërvitjen e djeshme, Donat Rrudhani nuk do të mund t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për grumbullimin e radhës.
Në vend të tij, përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar Meriton Korenicën, i cili ishte në listën e tij të zgjeruar.
Donatit i urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës dhe në fanellën dardane!”, ka njoftuar FFK..