Drenica e Skenderajt e ka deklasuar me rezultat 4:0 Llapin e Podujevës, në takimin e javës së 7-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Llapi ka pësuar fiasko në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, është humbja e gjashtë në 7 ndeshje.
Tre gola në pjesën e parë. Gjergji Kote (14’ e 44’), Adrian Durmishaj (41’) realizuan për epërsinë 3:0.
Agim Zeka vulosi fitoren në minutën e 70-të.
Në fakt, ishte paraqitja e parë e Zekës me fanellën e Drenicës.
Drenica renditet në vend të shtatë me 9 pikë dhe Llapi në të nëntin me 3.