Silver van Hetten, motra e Donyell Malen-it, është bërë zyrtarisht pjesë e AS Roma.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Malen përmes rrjeteve sociale, duke shprehur krenarinë për motrën e tij, shkruan Indeksonline
“Jam i lumtur të njoftoj se motra ime tani është pjesë e AS Roma. Krenar për ty, Bobba!”, ka shkruar Malen.
Duket se familjes Malen po i pëlqen ambienti në Romë.
Pas transferimit të tij në Itali, tani edhe motra e tij do të jetë pjesë e skuadrës italiane, duke nisur një kapitull të ri në kryeqytetin italian.