Tefik Osmani me “fjalë zemre” për Vllazninë

Futboll

Tefik Osmani me “fjalë zemre” për Vllazninë

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 12:13
Osmani

I pranishëm në Kupën e Miqësisë të mbajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ka qenë pjesëmarrës edhe ish-mbrojtësi i Kombëtares, Tefik Osmani.

41-vjeçari ka fituar gjithçka me Tiranën, nga titulli kampion te Kupa e Superkupa e Shqipërisë, ndërsa së fundmi është shprehur me “fjalë zemre” për Vllazninë.  

“E kam thënë gjithmonë, jam ndjerë si në shtëpi te Vllaznia, kam emocione.

Kemi qenë dy herë afër titullit kampion, por futbolli kështu është”, fjalët e Osmanit. Ish-mbrojtësi luajti 16 ndeshje me kuqeblutë, ndërsa ka mbajtur edhe detyrën e zyrtarit në klubin shkodran.   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat