Agim Ademi: Cooke më përgëzoi për progresin 

Futboll

Agim Ademi: Cooke më përgëzoi për progresin 

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 22:59
Agim Ademi e Paul Cooke

Para ndeshjes sw neswrme Kosova – Republika e Irlandës, presidenti i FFK-sw, Agim Ademi, takon homologun e tij, Paul Cooke.

“Në prag të ndeshjes së nesërme Kosovë–Irlandë në kuadër të Ligës së Kombeve, pata kënaqësinë të shtroj darkën tradicionale për delegacionin e Federatës së Futbollit të Irlandës, të kryesuar nga presidenti Paul Cooke, si dhe për delegatin e ndeshjes nga UEFA, Andrey Medintstev.

Presidentit Cooke i urova mirëseardhje në Kosovë, duke i dëshiruar atij dhe delegacionit irlandez një qëndrim sa më të këndshëm në vendin tonë. Mikpritja dhe respekti i ndërsjellë janë vlera që futbolli i përcjell përtej fushës.

Gjatë darkës zhvilluam një bisedë të përzemërt për futbollin në dy vendet tona, për zhvillimin e tij dhe për rëndësinë që ka bashkëpunimi ndërmjet federatave anëtare të UEFA-s. 

Presidenti Cooke më përgëzoi për progresin dhe arritjet e shënuara në një periudhë relativisht të shkurtër pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA.

Në fund të takimit shkëmbyem edhe dhurata simbolike, si shenjë respekti dhe miqësie ndërmjet dy federatave, derisa urova që ndeshja e nesërme të jetë një spektakël i vërtetë sportiv dhe të kalojë në frymën e respektit dhe korrektësisë”, ka shkruar Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat