Mungesa e Arda Kurtulan bie në sy te lista e Kombëtares shqiptare. 23-vjeçari mund të luajë si mbrojtës i djathtë, duke pasur parasysh edhe se ai është pozicioni më problematik te kuqezinjtë.
Në Turqi zbulohet se Gallatasaraj do të përforcohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, pikërisht në merkaton e dimrit. Kurtulan ndërkohë shfaqet sërish si opsion për kampionët e Turqisë.
Kujtojmë se Kurtulan ka luajtur me Kombëtaren U-21. Aktualisht është i bllokuar nga Goztepe që e ka regjistruar si lojtar turk. Nuk mund të grumbullohet me Shqipërinë, pasi nuk do të kishte mundësinë që të luajë me klubin e tij.
E ardhmja e titullarit të padiskutueshëm të Goztepes mbetet në ajër. Tifozët turq ndërkohë e shikojnë transferimin te Gallatasaraj si asist për të përfaqësuar Turqinë.