Lionel Scaloni merr vendimin e rëndësishëm te Argjentina

Futboll

Lionel Scaloni merr vendimin e rëndësishëm te Argjentina

Më: 25 shtator 2026 Në ora: 21:56
Argjentina

Lionel Scaloni merr vendimin e rëndësishëm te Argjentina!

Cuti Romero do të jetë kapiteni i ri i Argjentinës. Vendimin e ka marrë trajneri i “Albicelesteve”, Lionel Scaloni, i cili ka zgjedhur pikërisht mbrojtësin e Atletico Madrid për të mbajtur një përgjegjësi “të rëndë”.

Me largimin e Messit nga Kombëtarja, duket se kandidatura e Romeros është parë më e përshtatshme, ndaj dhe qendërmbrojtësi do të udhëheqë nënkampionët e Botës në ndeshjet e ardhshme kualifikuese.

Sa i përket Leo Messit, për sulmuesin do të zhvillohet një ndeshje miqësore lamtumire, ku priten nderime të veçanta për gjithçka i dha kombit argjentinas dhe skuadrës kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat