Irlanda anulon para ndeshjes me Izraelin
Irlanda ka anuluar konferencën për media para ndeshjes së së dielës ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve, ndërsa është shtyrë edhe seanca stërvitore e skuadrës.
Konferenca ishte planifikuar të mbahej të shtunën në orën 10:15, ndërsa stërvitja në stadiumin e Debrecenit ishte paraparë të niste në orën 11:00. Megjithatë, edhe dy orë pas orarit të planifikuar, futbollistët irlandezë vazhdonin të qëndronin në hotel.
Sipas zyrtarit për media të Federatës së Futbollit të Izraelit, konferenca u anulua dhe stërvitja u shty për një kohë të pacaktuar.
Ndeshja Irlandë–Izrael është shoqëruar me protesta në Irlandë, me thirrje që takimi të mos zhvillohet për shkak të luftës në Gaza.