Gregoritsch mungoi stërvitjen e fundit para ndeshjes me Kosovën

Futboll

Gregoritsch mungoi stërvitjen e fundit para ndeshjes me Kosovën

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2026 Në ora: 14:44
Gregoritsch

Michael Gregoritsch, për shkak të lëndimit në kyçin e këmbës, nuk mori pjesë në stërvitjen e fundit të kombëtares austriake të shtunën. Ai zhvilloi një program individual.

“Sulmuesi 32-vjeçar Michael Gregoritsch nuk mori pjesë në stërvitjen e fundit të kombëtares së Austrisë para ndeshjes në shtëpi kundër Kosovës në Ligën e Kombeve.

Për shkak të lëndimit në kyçin e këmbës, Gregoritsch të shtunën nuk doli në fushën e stërvitjes, por kreu një program individual në qendrën stërvitore të Federatës Austriake të Futbollit në Vjenë-Aspern.

Për këtë arsye, pjesëmarrja e tij në ndeshjen e së dielës në orën 18:00, në stadiumin Ernst-Happel, mbetet ende e pasigurt.
Gregoritsch e pësoi lëndimin të enjten, kur ishte kapiten i Austrisë në fitoren 3:1 ndaj Izraelit në Linz.

Nëse ai nuk mund të luajë, pritet të zëvendësohet në formacionin titullar nga sulmuesi Sasha Kalajxhiq.

Kalajxhiq mori pjesë normalisht në stërvitjen e së shtunës, ashtu si edhe të gjithë lojtarët e tjerë të grumbulluar.

Pas ndeshjes në shtëpi kundër Kosovës, Austria do të zhvillojë edhe dy ndeshje jashtë fushe gjatë këtij grumbullimi të kombëtareve:

 Irlandë – Austri, të enjten në orën 20:45 në Dublin.

 Kosovë – Austri, të dielën pasuese në orën 18:00:, ka shkruar media austriake “Kurier”..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat