Irlanda do të luajë të dielën ndaj Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Shefi Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Irlandës, David Courell, ka konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet në Debrecen, me fillim nga ora 20:45.
Në Grupin B3, përveç Irlandës dhe Izraelit, bëjnë pjesë edhe Kosova dhe Austria.
Courell ka bërë të ditur se shumica e lojtarëve irlandezë kanë votuar për zhvillimin e ndeshjes. I vetmi lojtar që është tërhequr nga ballafaqimi është portieri Gavin Bazunu.
Megjithatë, futbollistët irlandezë kanë vendosur të mos kryejnë detyrat mediatike të dielën, ndërsa do të mbajnë shirita të zinj në krah gjatë ndeshjes.
Përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson ka thënë se askush nuk është rehat me situatën dhe ka theksuar se pjesëmarrja në ndeshje nuk nënkupton mbështetje për atë që po ndodh në Gaza.
Gjithashtu, të ardhurat nga ndeshja e Irlandës ndaj Austrisë, më 1 tetor në Dublin, do të dhurohen për bamirësi.