Shqipëria ia doli ta nis me fitore aventurën në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania”, e përfunduar 2 – 0. Pas ndeshjes foli për mediat Myrto Uzuni:
“Jam shumë i lumtur. Gjithmonë kur më vjen ftesa nuk e mendoj dy herë.
Është kënaqësi dhe nder të përfaqësoj Kombëtaren. Kemi bërë një ndeshje shumë të bukur, është e rëndësishme që të bëjmë detyrat e shtëpisë në këto ndeshje.
Ne si popull shqiptar jemi mikpritës, lojtarët e rinj i mbajmë sa më afër për tu ndjerë pjesë e jona. Çdo lojtar do të tregojë më shumë vlera. Jemi shumë të lumtur kur vijmë në Kombëtare.
Në ekipi tim jam më shumë si sulmues krahu i majtë, kështu isha si lojtar i pestë. Këtu kudo që të luaj nuk është problem mjafton të jem në fushë dhe të fitojmë”.