Futbollistja shqiptare ftohet për herë të parë nga Gjermania U23

Futboll

Futbollistja shqiptare ftohet për herë të parë nga Gjermania U23

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 14:58
Dafina Rexhepi,

Futbollistja 21-vjeçare e VfB Stuttgart, Dafina Rexhepi, është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren U23 të Gjermanisë.

Mesfushorja është përfshirë në listën prej 23 futbollistesh të përzgjedhësit Michael Urbansky për dy ndeshjet e tetorit ndaj Skocisë, më 8 tetor, dhe Suedisë, më 12 tetor.

Rexhepi ka qenë titullare në pesë ndeshjet e para të sezonit me VfB-në në Google Pixel Frauen-Bundesliga.

Në total, ajo ka 27 paraqitje dhe 11 gola me fanellën e klubit.

21-vjeçarja ka përfaqësuar më herët Gjermaninë në grupmoshat U15 dhe U19, ndërsa kjo është hera e parë që merr ftesë me U23.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat