Kroaci – Angli, ky e referon

Futboll

Kroaci – Angli, ky e referon

Nga: K.G. Më: 1 tetor 2026 Në ora: 15:31
Sven Jablonski

Sven Jablonski, një punonjës banke gjerman, do të gjykojë ndeshjen mes Kroacisë dhe Anglisë, e cila në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve do të luhet të shtunën nga ora 18:00 në Rijekë.

Jablonski deri tani nuk ka gjykuar ndeshje të klubeve apo të kombëtares kroate.

Kontakti i vetëm i mëparshëm me futbollin kroat e ka pasur në rolin e gjyqtarit ndihmës të VAR-it në finalen e Ligës së Kombeve të vitit 2023, kur Kroacia luajti kundër Spanjës në Roterdam.

Jablonski gjatë karrierës së tij ka gjykuar më shumë se 275 ndeshje zyrtare, me një mesatare prej 3.94 kartonësh të verdhë dhe 0.07 kartonësh të kuq direkt për ndeshje.

Ndeshjet më të mëdha që ka gjykuar janë finalja e Kupës së Gjermanisë mes Bayern Munihut dhe Stuttgartit, si dhe derbit mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit.

Në arenën ndërkombëtare, ai ka gjykuar pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve, ndër të cilat edhe ndeshjen e fundit mes Barcelona dhe Feyenoord, si dhe finalen e Kampionatit Evropian U-19.

Interesant është fakti se Jablonski, në 127 ndeshje të Bundesligës që ka gjykuar, mesatarisht ka akorduar një penallti pothuajse në çdo ndeshje të katërt. Deri tani ai ka treguar 31 herë pikën e bardhë për penallti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat