Kombëtarja e Kroacisë u mposht dje me rezultatin rekord 0:7 në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Anglisë.
Kjo është humbja më e thellë në historinë e kombëtares kroate dhe erdhi vetëm disa ditë pas humbjes 1:4 në Sevilla kundër Spanjës. Kroacia do të përballet përsëri me Spanjën të martën në “Polud”, ka shkruar media kroate "Index".
Selektori kroar Slaven Biliç foli për mediat:
"Anglezët në Botëror kanë luajtur pak më ndryshe.
Ata provonin të luanin me dy sulmues përpara, këtë e pamë në dy ndeshjet e para. Kjo është ajo që nuk më pëlqen veçanërisht, sepse nuk na befasuan me asgjë.
Është e vështirë ta shpjegosh tani, sepse tingëllon si justifikim.
Kishte disa gabime që ndikuan në vetëbesimin tonë. Vetëbesimi reflektohet edhe në ekzekutimin teknik dhe pastaj duket sikur mungon dëshira apo vullneti për të luftuar.
Kjo nuk ka të bëjë fare me këtë dhe nuk dua të flas për të”.
Selektori kroat i thotë se tani fokusi duhet të jetë te ndeshja e ardhshme: “
Do të përballemi me Spanjën dhe duam të zhvillojmë një ndeshje të mirë, burrërore dhe të përmirësojmë disi përshtypjen”.
Gazetari e pyet për deklaratën e Luka Modriçit se i vinte turp.
Biliç përgjigjet: “Edhe mua.
Të gjithëve ne. Dje ishte shumë keq, por kam besim te lojtarët dhe stafi teknik”.