Kombëtarja shqiptare U-21 do të zbresë këtë të hënë në fushë për një tjetër test të rëndësishëm, teksa do të përballet me Ukrainën në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në Hungari, në orën 15:30.
Në prag të kësaj sfide, trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi, vlerësoi përgatitjet e skuadrës, duke theksuar se grupi ka pasur kohën e nevojshme për të punuar dhe për të përgatitur këtë përballje.
Sa i përket objektivit, trajneri i Shqipërisë U-21 nuk lë vend për dilema, kuqezinjtë do të zbresin në fushë vetëm për fitoren.
Kjo sfidë do t’i shërbejë kombëtares shqiptare të 21-vjeçarëve për tu përgatitur për kampionatin Europian të kësaj grupmoshe, i cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm në vendin tonë.