Bayerni synon Dani Olmon

Futboll

Bayerni synon Dani Olmon

Më: 10 tetor 2026 Në ora: 12:28
Olmo

Bayern Munich po shqyrton mundësinë e transferimit të Dani Olmos nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas raportimeve të beIN SPORTS, gjiganti gjerman po e vlerëson mesfushorin ofensiv spanjoll si një përforcim të mundshëm, ndërsa Barcelona mund të dëgjojë oferta në vlerën prej 80 deri në 90 milionë eurosh.

Megjithatë, 28-vjeçari nuk është zyrtarisht në shitje dhe mbetet për t’u parë nëse Bayerni do të bëjë një ofertë konkrete për shërbimet e tij.

Interesimi për Olmon nuk kufizohet vetëm te klubi bavarez. Edhe Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Arsenali janë përmendur si skuadra që po e përcjellin situatën e reprezentuesit të Spanjës.

Muaji janar mund të sjellë zhvillime të rëndësishme për të ardhmen e Olmos, nëse klubet e interesuara vendosin të kalojnë nga interesimi te ofertat konkrete. Megjithatë, për momentin nuk raportohet për ndonjë marrëveshje të arritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat