Manchester City mund të përballet me një zbritje të jashtëzakonshme pikësh, që do ta dërgonte në Championship, ndërsa po diskutohet edhe mundësia që klubi të qëndrojë për dy sezone në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Sipas raportimeve të mediave angleze, drejtuesit e Premierligës po e shqyrtojnë mundësinë e një ndëshkimi të rëndë ndaj kampionëve anglezë, pas përfundimeve të komisionit të pavarur për shkeljet e rregullave financiare.
Manchester City u shpall fajtor për 114 nga 115 shkeljet e shqyrtuara në lidhje me periudhën 2009–2018, shkruan “Mirror”,.
Hetimi lidhet, ndër të tjera, me raportimin e të ardhurave dhe marrëveshjet tregtare të klubit.
Sipas raportimeve, një zbritje e madhe pikësh mund të bëjë të pashmangshme rënien e Cityt nga Premierliga.
Gjithashtu, po diskutohet edhe mundësia e një gjobe të rëndë financiare dhe e një ndëshkimi shtesë që do ta mbante klubin në Championship edhe për një sezon tjetër.
Megjithatë, këto janë skenarë të raportuar nga mediat dhe jo një vendim zyrtar.
Manchester City i ka mohuar akuzat dhe ka paraqitur ankesë kundër vendimit të komisionit.
Fati i klubit pritet të përcaktohet nga procedurat e apelit dhe procesi disiplinor.
Nëse konfirmohet një ndëshkim i tillë, do të ishte një nga rastet më të rënda disiplinore në historinë e futbollit anglez.